Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike‘11 maji standard i shitblerjes së votës', Bylykbashi: OSBE-ODIHR thotë se partia...

‘11 maji standard i shitblerjes së votës’, Bylykbashi: OSBE-ODIHR thotë se partia dhe shteti janë një

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i pranishëm në konferencën “30 vite partneritet dhe përparim – Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, u ndal te zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Zgjedhje për të cilat Bylykbashi tha se duhet të ishin një pikë kthese e fortë, por çuan në një tjetër drejtim.

Demokrati tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një standard i shitblerjes së votës dhe u përdor pushteti për të dhënë miliona lekë pak përpara zgjedhjeve.

Duke u ndalur te raporti paraprak i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Bylykbashi tha se që në fillim misioni cilëson se partia dhe shteti janë një.

Më 11 maj të 2025, zgjedhjet parlamentare në vend që të ishin një pikë kthese e fortë, çuan në një drejtim krejt tjetër. Që në fillim të raportit paraprak, OSBE-ODIHR thotë se partia dhe shteti janë një. Ne sot kemi zgjedhje dhe ato të 2025 ishin një standard i shitblerjes së votës. Burimet shtetorëore sot janë një problem gjigant. Është përdorimi i pushtetit për të dhënë miliona e miliona lekë pak përpara zgjedhjeve.

Jemi përpara një serio problemesh të rënda që krijojnë një frymë mosbesimi. Vota e diasporës gjithashtu një problem gjigant”, tha Bylykbashi.

Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat