Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut, shërbimi i plotë dhe...

15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut, shërbimi i plotë dhe falas për rikonstruksionin e gjirit për gratë e vajzat


Rama tregon planin e qeverisë për ilaçet e shtrenjta të kancerit: 15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut, shërbimi i plotë dhe falas për rikonstruksionin e gjirit për gratë e vajzat

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet një linjë financimi nga buxheti i shtetit për pacientët me kancer.

edi rama onkologjiku

Rama u shpreh se do të futen 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut, ndërsa theksoi se gjithashtu për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit.

“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri u shpreh se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Edi Rama: Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barna të shtrenjta që kërkon kjo luftë.

Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë do të udhëheqë projektin e ngritjes Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030.

Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Ky është një mesazh për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qëndrohet e punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu.

VIDEO



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat