Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz2n1: Bay T 'godet' me projektin e ri

2n1: Bay T ‘godet’ me projektin e ri


Tashmë është kthyer në një ritual të pashkruar për Bay T. Para se videoklipet të shfaqen në YouTube, tingujt e saj kanë pushtuar paraprakisht “For You page” në TikTok, duke krijuar një uri masive tek fansat për versionin e plotë. Kjo strategji u vërtetua sërish sot, pasi artistja sapo ka lansuar projektin e saj më të ri, një “dy në një” surprizues të titulluar “Telefon x Me qajt”.

Natyrisht, në krah të saj për këtë realizim qëndron bashkëpunëtori i kahmotshëm dhe arkitekti i tingullit të saj, Buci, duke dëshmuar se kimia e tyre muzikore mbetet e pandryshuar.

Por, përtej ritmit, ajo që bie në sy është teksti dhe ndjesia melankolike që sjell Bay T. Artistja, e cila është ndër të paktat që ruan një ritëm të frikshëm prodhimi dhe hitesh pa bërë asnjë zhurmë skandaloze apo mediatike, kësaj radhe duket më e ndjeshme se kurrë.

Titujt “Telefon” dhe “Me qajt”, të kombinuar me interpretimin e saj plot emocion në videoklip, lënë shumë vend për hamendësime.

A është ky një dedikim personal për një histori të pambyllur? A po i këndon Bay T një telefonate që nuk erdhi kurrë, apo thjesht po luan me mjeshtëri me ndjenjat që rezonojnë me mijëra ndjekësit e saj? Pa dhënë shumë detaje në intervista, ajo lë muzikën të flasë, ndërsa fansat tashmë kanë nisur teoritë e tyre në rrjete sociale se kujt mund t’i “djegë” ky projekt i dyfishtë. / Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat