Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'50 milionët e Ballukut janë kallup', Paloka: Mjafton skandali i zv/kryeministres dhe...

’50 milionët e Ballukut janë kallup’, Paloka: Mjafton skandali i zv/kryeministres dhe i AKSH-it për të rënë qeveria – Sot News


Deputeti i PD Edi Paloka, ka deklaruara se arsyeja pse kryeministri Edi Rama po mbron Bleinda Ballukun, është se pse ajo e ka ‘zënë ngushtë’ ose sepse ka frikë se do të ketë edhe ai të njëjtin fat

I ftuar në një emision televiziv Paloka u shpreh se shqiptarët duhet të reagojnë për milionat që vidhen me tendera, që i paguajmë të gjithë si shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu edhe ata që “duartrokasin Ramën”.

Në vend të flasim për propagandën dhe skandalet e qeverisë, të Ballukut, AKSH-it e të tjera, që mua më duken të vogla tani, se kemi edhe atë të Beketit, janë 110 mln euro që do paguhen, do i zëvendësojmë ne, qytetarët shqiptarë. Rama po e mbron Ballukun, por duket se ai po mendon se po i vjen radha që të shkojë ai atje së shpejti si po vjen puna. Asnjëherë nuk ia vë fajin opozitës, por populli duhet të reagojë, Janë 50 mln euro i kanë futur në xhep”, tha ligjvënësi demokrat.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat