Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"7/8 e aferave të Ballukut ende të fshehura", Hoxha godet: Pas Llogarasë...

“7/8 e aferave të Ballukut ende të fshehura”, Hoxha godet: Pas Llogarasë dhe Unazës mund të shpërthejnë dosje të.. – Sot News


Gazetari, Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv theksoi “Unaza e Madhe” ndaj zv.kryeministres Belinda Ballluku është vetëm maja e ajsbergut.

“Nga momenti që u morr e pandehur dëgjuam vetëm akuzën për tunelin e Llogarasë. Kur doli vendimi gjykatës i shtuan dhe loti i 4 i Unazës së Madhe. Pra derisa të vijë hera tjetër mund të shtohet edhe një gjë tjetër. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pjesa tjetër është posht. Kryeministri sot është i shqetësuar jo për majën e Ajsbergut, është i shqetësuar për 7/8 që nuk duken. Ajo është kostoja e madhe politike që mund ti krijohet.

Sepse largimin e ballukut ai do ta bëjë, por si gjithmonë merr kohën e vetë. Bën një lloj sondazhi se cila është zgjidha më e mirë, e favorizon faktin që ka numër mjaft të madh mandatesh në parlament. Opozita për fat të keq edhe për luftën që kanë bërë. Pra fjalimi i fundit i znj.Baluku ishte që do ti ulte të gjithëve në gjunjë. Pra nga buron e gjithë kjo.”, tha Hoxha.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat