Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz‘Treshi përsheshi’ ribashkohen në Shqipëri

‘Treshi përsheshi’ ribashkohen në Shqipëri


Pas shumë aludimeve dhe pikëpyetjeve, Elijona, Londrimi dhe Klodi janë parë sërish bashkë mbrëmjen e sotme, por kësaj radhe larg syrit vigjilent të kamerave 24/7. Tre finalistët më të komentuar të edicionit që sapo u mbyll kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të qenë pjesë e një eventi ekskluziv të organizuar nga moderatorja e njohur Marina Vjollca.

Ky ribashkimi i ka dhënë fund çdo thashethemi për një ftohje apo distancim të mundshëm jashtë, duke i shfaqur ata të qeshur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin në tapetin e kuq.

Megjithatë, mbrëmja kishte edhe një tjetër detaj mjaft interesant që nuk mund t’i shpëtonte syrit publik. Treshja e famshme nuk e ka shijuar e vetme këtë event, pasi ata janë parë vazhdimisht nën shoqërinë e ish-banores së dashur të BBVK 2, Alba Vukaj.

Bukuroshja nga Shkodra ka kaluar kohë dhe ka ndarë momente mjaft pozitive me finalistët e rinj, duke bërë bashkë dy gjenerata të ndryshme të reality show-t në një natë të vetme. /Prive By Liberta Spahiu

The post ‘Treshi përsheshi’ ribashkohen në Shqipëri appeared first on Privebruto.





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat