Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Opozita e paaftë, e disata herë që..."/ Protesta e dështuar e Berishës,...

“Opozita e paaftë, e disata herë që…”/ Protesta e dështuar e Berishës, Spaho: Rama vazhdon mbreterimin – Sot News


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka cilësuar opozitës si të paaftë për të përmbysur gjendjen aktual politike në vend.

Në një postim të bërë në facebook, Spaho i referohet protestës së dështuar ditën e djeshme të mbajtur jashtë Kuvendit. E paralajmëruar si një protestë triumfi nga demokratët, rezultoi një mbledhje e një grushti militantësh përpara Parlamentit për tu shpërndarë 2 orë pas përfundimit të seancës parlamentare ku u vendos që Belinda Ballukut të mos i hiqej imuniteti.

Ish-deputeti demokrat shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.

Spaho e mbyll postimin duke thënë se falë kësaj opozite, Edi Rama do të drejtojë Shqipërinë dhe për shumë vite të tjera.

Edmond Spaho:

Opozita e paafte te ndryshoje gjendjen.

E disata here qe premton se kjo proteste rrezon Ramen.

Rama vazhdon mbreterimin.

Kryetari opozites njofton protesten e rradhes.

Nga sot, ne sajen tuaj, Edi Rama nuk eshte me Kryeminister.

Jemi ne kilometrin e fundit!

Me kete drejtues opozite Ramen do e kemi ne qafe edhe per shume vjet.

Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat