Gazetari Artan Hoxha i ftuar në nje studio televizive deklaroi se çështje e Belinda Ballukut, përfshin një grup të madh interesash dhe se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë këtë fakt dhe po përpiqet që t’u japë garanci ‘këtij grupi”.
“Kur flasim për Ballukun nuk është vetëm, Balluku është një grup i madh interesash një potencial i madh që Rama do ta joshë t’i japë garanci dhe siguri që edhe po iku Balluku jam unë.
Pasi Balluku u bë shumë e fuqishme dhe fuqia i buronte nga gjithë ai grup interesash që mblodhi. Balluku është 1/8 e ajsbergut, ndërsa 7/8 janë poshtë.
Rama po mundohet të qetësojë 7/8 t’u japë garanci që ata do të vazhdojnë njësoj dhe tashmë do kenë punë direkt me komandantit.



