Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeReforma Territoriale, dhe roli për integrimin në BE/ Paralajmëron Demo: Po vjen...

Reforma Territoriale, dhe roli për integrimin në BE/ Paralajmëron Demo: Po vjen një ‘cunami’ për bashkitë – Sot News


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo foli për nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor. Duke folur në konference me gazetarët Demo u ndal te Reforma Territoriale, ku sipas tij punimet në Komisionin e Posaçëm të ngritur në Parlament për këtë reformë duhet të ecin më shpejt dhe se reforma duhet tu përgjigjet sa më mirë sfidave të së ardhmes.

Demo theksoi se arritja më e madhe e kësaj reforme ishte shëndeti financiar i Bashkive, duke theksuar borxhi për ta është në shifra jo problematike. Gjithashtu ai foli edhe për rëndësinë e reformës në ambicien e vendit për integrimin në BE, teksa theksoi se bashkitë duhet të jenë të gatshme të ngrihen në një nivel tjetër, pasi paralajmëroi se po vjen një ‘cunami’.

“Ne do të luajmë rolin tonë për të përfshirë në territor të gjithë aktorët lokalë, sa i përket edhe reformës territoriale. Ne nuk kemi kohë për ta ngadalësuar procesin, dhe besoj që Komisioni do të ketë rolin e vet për të luajtur.

Ne besojmë që duhet të jetë një reformë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në të dhëna. Një reformë territoriale edhe nga pikëpamja e ndërlikimi real, sa i përket perfomancës nesër lidhet ngushtësisht me funksionet e bashkive. Duhet të jetë një reformë që i përgjigjet sfidave që ne presim dhe që mund të kemi përpara.

Situata që ne kishim përpara dy viteve sot nuk është më sepse qeveria ka ndërhyrë duke mbështetur bashkitë që kanë patur vështirësi financiar. Sot që ne flasim, borxhi që bashkitë kanë është në shifra jo problematike, bashkitë janë të shëndetshme, nuk kanë detyrime të prapambetura që mund të krijojnë probleme në sistem. Ka 3-4 bashki që patjetër duhet të punojnë më shumë dhe qeveria është aty për t’i ndihmuar.

Bile unë mendoj se në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi punë për të bërë për të rritur dhe për përmirësuar funksionimin e të gjitha institucioneve, duke përfshirë bashkitë. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe ne duhet të jemi të sinqertë që ai objektiv ambicioz që kemi, dhe ne jemi duke punuar fuqimisht, dhe vetvetiu nuk do të thotë që çdo gjë është zgjidhur.

Procesi kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Kur flasim për bashkitë, unë përmend faktin se një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë si rrjedhojë e procesit të integrimit,” tha ministri Demo.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat