Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow BizZiza Pajaziti reagon, zbulon vendndodhjen e saj

Ziza Pajaziti reagon, zbulon vendndodhjen e saj


Pas qarkullimit të lajmeve se Prokuroria e Korçës nuk po arrin ta gjejë prej gati një viti për ta marrë në pyetje, modelja kosovare Ziza Pajaziti ka thyer heshtjen ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka hedhur poshtë këto raportime duke i quajtur të rreme.

“Nuk zhdukem si lajmet tuaja të rreme. Jam këtu në Prishtinë dhe e paprekshme për juve”, – ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se nuk fshihet nga askush.

Emri i modeles doli në dritë pas një hetimi të nisur në muajin Korrik 2025 nga Prokuroria e Korçës.

Sipas dosjes hetimore, më 12 qershor 2025, Ziza Pajaziti ka arritur të thyejë rregullat e sigurisë dhe të futet në burgun e Drenovës.

Për ta realizuar këtë, ajo u regjistrua si gruaja e një të dënuari tjetër me burgim të përjetshëm.

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka kërkuar prej kohësh ta marrë në pyetje modelen për të zbardhur të plotë skemën e këtij skandali. Për të bërë të mundur dërgimin e fletë-thirrjes, i është kërkuar zyrtarisht informacion edhe Ministrisë së Brendshme për të lokalizuar adresën e banimit të saj në Tiranë.

Pavarësisht kërkimeve nga drejtësia shqiptare, modelja kosovare e ka bërë të qartë sot se ndihet e qetë, e pashqetësuar dhe “e paprekshme” nga Prishtina. /Prive by Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat