Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow BizAngelina dhe Bekimi bëhen prindër

Angelina dhe Bekimi bëhen prindër


Lajme të ëmbla vijnë sot nga një prej çifteve të showbizit tonë. Këngëtarja Angelina Shala dhe partneri i saj, ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë dhe biznesmeni Bekim Brestovci, kanë mirëpritur sot në jetë fëmijën e tyre të parë.

Prive By Liberta Spahiu mëson se dyshja janë bekuar me një djalë, duke kurorëzuar kështu në mënyrën më të bukur dashurinë e tyre që ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike.

Kujtojmë se lajmi i shtatzënisë u bë publik me shtatë dhjetor të vitit të kaluar, ku përmes një videoje përrallore në rrjetet sociale, çifti zbuloi barkun e rrumbullakosur mes luksit dhe atmosferës festive.

Marrëdhënia e tyre, që në fillimet e saj e deri më sot, ka ngjallur gjithmonë kuriozitet te publiku, duke filluar nga konfirmimi i fejesës e bashkëjetesës e deri te dedikimet e ndryshme publike apo hapja e bizneseve të përbashkëta.

Tani, Bekimi dhe Angelina kanë nisur zyrtarisht kapitullin më të rëndësishëm dhe emocionues, atë të prindërimit.

Mbetet të presim nëse dyshja do të ndajë së shpejti pamjet e para të djalit apo emrin që kanë zgjedhur për të. Ne i urojmë jetë të gjatë dhe plot shëndet vogëlushit. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat