Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Në Shqipëri çmimet ngrihen dhe ulen me sms”, Buxhuku replika me deputetin...

“Në Shqipëri çmimet ngrihen dhe ulen me sms”, Buxhuku replika me deputetin Shehaj: Taksat janë shkaku, por nëse.. – Sot News


Kryetari i “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe kryetari i Konfindustrias Gjergj Buxhuku u përfshinë në replika mes tyre në lidhje me arsyet e rritjes së çmimit të karburantit në Shqipëri, në raport me rajonin.

Shehaj tha se shkaku i diferencës së cmimit mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë taksat.

Por kjo është kundërshtuar nga Buxhuku I cili e sheh problemin tek mungesa e rolit rregullator të shtetit.

Agron Shehaj: Taksat për çdo litër janë shkaqet e çmimit të lartë të karburantit.

Të gjitha zgjidhjet që po propozojnë, nuk kanë vlerë pasi duhet të ulen taksat sa i ka Kosova.

Gjergj Buxhuku: Ne nuk e kemi cmimin më të lartë në rajon sot, sigurisht prej taksave por këtu mungon roli rregullator i shtetit. Por ne nuk kemi treg elastik që do të thotë se ne këtu nuk kemi konkurrencë, këtu cmimet ngrihen dhe ulen me sms, mes operatorëve të naftës.

Agron Shehaj: Ju thoni se ka më shumë konkurrencë në Kosovë se në Maqedoni? Çmimi I naftës varet nga çmimi në bursë. Çdo tregtar nafte në rajon…

Gjergj Buxhuku: Ju po justifikoni tregtarët e naftës?

Agron Shehaj: Unë nuk po them se tregtarët e naftës në rajon janë më të ndershëm se në Shqipëri, se ne e dimë që këtu tregtarët e naftës janë ortakë të Edi Ramës, i dimë. Nëse duam tja shpjegojmë shqiptarëve pse cmimet e naftës këtu janë 2.3 euro shkak është cmimi i naftës.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat