Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Nuk duam të mashtrohemi sërish” – Irani dyshon ndaj ofertës për paqe...

“Nuk duam të mashtrohemi sërish” – Irani dyshon ndaj ofertës për paqe të Trump


Zyrtarët iranianë kanë shprehur mosbesim të thellë ndaj përpjekjeve të fundit të administratës amerikane për të nisur negociata paqeje, duke i cilësuar ato si një tjetër manovër taktike nga presidenti Donald Trump.

Sipas burimeve të përfshira drejtpërdrejt në diskutime, Teherani u ka komunikuar vendeve ndërmjetëse se është “mashtuar dy herë” gjatë raundeve të mëparshme dhe nuk është i gatshëm të përsërisë të njëjtin gabim.

Shtetet e Bashkuara po shtyjnë për një takim ballë për ballë që mund të zhvillohet në Islamabad, por përvoja e mëparshme ka rritur dyshimet e Iranit.

Në të dy rastet e fundit të negociatave, sipas burimeve, përpjekjet diplomatike janë shoqëruar nga sulme të papritura ushtarake. Një episod i tillë ndodhi në qershor, kur Izraeli, me mbështetjen e SHBA-ve, goditi Iranin vetëm disa ditë para një raundi të planifikuar bisedimesh.

Një tjetër rast u regjistrua tre javë më parë, kur një marrëveshje paraprake në Gjenevë për vazhdimin e dialogut u pasua nga sulme të reja vetëm dy ditë më vonë.

Këto zhvillime kanë forcuar perceptimin në Teheran se oferta për dialog mund të përdoret si mbulesë për operacione ushtarake.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat