Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeLe Point: Porti i Durrësit, qendër e madhe e pastrimit të parave...

Le Point: Porti i Durrësit, qendër e madhe e pastrimit të parave në qiell të hapur – Sot News


Pavarësisht se raportet ndërkombëtare e vlerësojnë portin e Durrësit si një pikë kyçe për trafikun e kokainës, ka një mungesë të gjatë sekuestrimesh të substancave narkotike në këtë zonë. Ky kontrast u bë objekt bisede gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama për revistën prestigjioze franceze “Le Point”.

Gjatë intervistes, gazetarja vuri në dukje shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me efikasitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ajo e cilësoi portin e Durrësit si një qendër të madhe për qarkullimin e parave të pista në qiell të hapur.

Lidhur me këtë temë, gazetarja Anne Nivat e ka pyetur kryeministrin se cili është reagimi i tij përkundrejt këtij perceptimi që kanë zyrtarët evropianë mbi Portin e Durrësit.

“Këto lloj pretendimesh të pabazuara, të paraqitura si të vërteta, janë një sëmundje e botës sonë. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend, por porti i tij nuk është një qendër e madhe e pastrimit të parave në qiell të hapur në vetvete. Problemet në Durrës janë shumë më pak të rëndësishme se gjetkë. A nuk ka probleme të ngjashme në Marsejë, Roterdam, Anversë apo Barcelonë?”, u përgjigj Rama.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat