Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Piranjat' mblidhen në Shkodër, Donjeta Morina i vë "flakën" festës me "Mora...

‘Piranjat’ mblidhen në Shkodër, Donjeta Morina i vë “flakën” festës me “Mora fjalë”


Autori i emisionit të njohur investigativ “Piranjat”, Taulant Kopliku, ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij. Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, ai ka lënë mënjanë për pak kohë terrenin dhe investigimet e vështira për të shijuar një mbrëmje të gëzueshme festive.

Kjo festë u organizua në qytetin e Shkodrës, ku të pranishëm për të uruar dhe festuar me kolegun e tyre ishin gazetarët dhe stafi i emisionit “Piranjat”. Pjesëmarrja e kolegëve tregoi edhe një herë harmoninë dhe raportin e ngushtë miqësor që ata kanë krijuar përtej kamerave dhe sfidave të përditshme të punës.

Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme ishte Donjeta Morina, e cila i vuri “flakën” festës. Ajo ndezi atmosferën duke interpretuar hitin e njohur patriotik “Mora fjalë”, një moment ky që ngriti në këmbë të pranishmit dhe i dha një emocion krejt të veçantë autorit të emisionit.

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat