Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiDelvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, zgjimi i një qyteti

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, zgjimi i një qyteti


Kërkesa e turistëve për eksperienca autentike dhe eksplorim kulturor duket se ka ndryshuar qasjen e Shqipërisë në kërkim të “thesareve” të fshehura apo të harruara brenda territorit të saj.

Një prej tyre duket se është edhe nisma e fundit e njoftuar nga ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhe i cili në profilin e tij në rrjetin social Facebook njoftoi se tashmë qyteti i Delvinës është shpallur pasuri kulturore e paluajtshme në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Duket se qeveria po rrit fokusin drejt trashëgimisë kulturore si pjesë e strategjisë për zhvillimin e turizmit, në një kohë kur vendi po përjeton ende një interes konstant të vizitorëve dhe një zhvendosje graduale drejt përvojave autentike që shpesh jepet si përshtypje nga të huajt.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale vlerëson rëndësinë historike, arkitektonike dhe urbanistike të qytetit, duke synuar një mbrojtje më të mirë të identitetit të tij urban dhe karakterit tradicional. Statusi i ri vendos bazat për ndërhyrje të kontrolluara restauruese dhe menaxhim më të qëndrueshëm të zhvillimit.

Sipas Gonxhes ky vendim synon mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore duke e cilësuar Delvinën si një aset me vlera të veçanta kombëtare.

Shqipëria po tenton viteve të fundit të diversifikojë ofertën turistike përtej modelit të turizmit bregdetar. Rritja e kërkesës nga turistët ndërkombëtarë për destinacione më pak të eksploruara, me identitet të fortë lokal dhe autenticitet kulturor, po i shtyn institucionet të orientojnë politikat drejt mbrojtjes dhe promovimit të qyteteve historike dhe zonave me trashëgimi të pasur.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat