Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaBotaBotërori 2026/Presidenti i FIFA, Infantino konfirmon: Irani do të jetë e do...

Botërori 2026/Presidenti i FIFA, Infantino konfirmon: Irani do të jetë e do të luajë në SHBA


Irani do të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti dhe do të luajë ndeshjet e tij sipas kalendarit të përcaktuar. Ai që e konfirmon këtë është vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino i cili ishte i pranishëm në tribunë në Antalia në ndeshjen miqësore mes Iranit dhe Kosta Rikës.

Irani do të jetë në Kupën e Botës në stadiumet e parashikuara-është shprehur kreu i qeverisë së futbollit botëror që u shfaq gjatë pushimit të sfidës-ky është motivi që unë jam këtu’

Kujtojmë se pjesëmarrja e Iranit në kampionatin botëror të futbollit u vu në dyshim për shkak të konfliktiti të krijuar në vend. Vetë presidenti amerikan Donald Trump ishte shprehur se skuadra iraniane ishte e mirëpritur në SHBA, por do të ishte më mirë të mos vinte, ndërkohë që drejtuesit iranianë kërkuan spostimin e ndeshjeve të tyre në Meksikë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat