Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetE Premtja e Madhe në Tiranë/ Besimtarët katolikë përkujtojnë vuajtjet e Jezu...

E Premtja e Madhe në Tiranë/ Besimtarët katolikë përkujtojnë vuajtjet e Jezu Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”


Besimtarët katolikë në kryeqytet kremtuan të Premten e Madhe në sheshin “Nënë Tereza”, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit fetar që përkujton vdekjen e Jezu Krishtit.

Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa shumë qytetarë morën pjesë për të ndjekur ritualin dhe për të përkujtuar vuajtjet e Krishtit deri në kryqëzim.
Gjatë ceremonisë, besimtarët ndoqën ritin simbolik të varrimit, me këngë vajtuese dhe lutje, duke shprehur dhimbjen për këtë moment të shenjtë. Ky ritual lidhet me traditën e përgatitjes shpirtërore për Pashkët dhe ringjalljen e Krishtit.

E Premtja e Madhe mbetet një ditë reflektimi dhe lutjeje për besimtarët, që shënon sakrificën dhe shpresën për jetën e re.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat