Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiCIA lokalizon ushtarin e plagosur në Iran përmes rrahjeve të zemrës falë...

CIA lokalizon ushtarin e plagosur në Iran përmes rrahjeve të zemrës falë teknologjisë “Ghost Murmur”


Një oficer amerikan i sistemeve të armëve u shpëtua falë një teknologjie të avancuar të përdorur nga CIA, pasi avioni i tij luftarak u rrëzua në Iran. Aktualisht ai po trajtohet në Qendrën Mjekësore Rajonale Landstuhl në Gjermani, spitali më i madh ushtarak amerikan jashtë SHBA-së.

Avioni F-15E me dy anëtarë ekuipazhi u rrëzua javën e kaluar gjatë konfliktit me Iranin. Të dy ushtarakët i mbijetuan përplasjes, por oficeri i sistemeve të armëve fillimisht u raportua si i zhdukur. Më pas, ai u lokalizua dhe u shpëtua nga forcat amerikane në një operacion kompleks. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi shpëtimin, duke theksuar se koloneli ishte i plagosur rëndë.

Sipas raportimeve, CIA përdori për herë të parë një teknologji sekrete të quajtur “Ghost Murmur” për ta gjetur atë nga një dostancë prej 65km. Kjo teknologji përdor magnetometri kuantike për të zbuluar sinjalet elektromagnetike të trupit të njeriut, veçanërisht rrahjet e zemrës. Inteligjenca artificiale ndihmon në filtrimin e këtyre sinjaleve nga zhurma e ambientit, duke bërë të mundur identifikimin e një personi edhe në zona shumë të gjera dhe të izoluara, si shkretëtirat. Sistemi është zhvilluar nga Skunk Works, një njësi kërkimore sekrete e kompanisë Lockheed Martin.

Pas shpëtimit, oficeri u transportua në Gjermani për trajtim të specializuar. Qendra mjekësore Landstuhl shërben si një nyje kryesore për trajtimin e ushtarëve amerikanë të plagosur, duke i stabilizuar fillimisht dhe më pas duke i transferuar për kujdes të mëtejshëm.

Vendndodhja e saj pranë bazës ajrore Ramstein është shumë e rëndësishme, pasi kjo bazë është qendra më e madhe e Forcave Ajrore amerikane jashtë vendit dhe luan rol kyç në transportin e trupave, pajisjeve dhe të plagosurve.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat