Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Idiotësira për të tërhequr vëmendjen"/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste:...

“Idiotësira për të tërhequr vëmendjen”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Refuzoj të flas – Sot News


Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është përshkallëzuar, pas deklaratës së deputetes së PS, Marjana Koçeku, e cila u shpreh se refuzon të flasë në gjuhën standarde dhe preferon dialektin gegë.

Reagimi ka ardhur nga ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së saj.

Spaho e cilësoi qëndrimin e deputetes si të papranueshëm për një funksionar publik, duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e rëndësishme kombëtare dhe nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore.

Ai rikujtoi se standardi i shqipes është vendosur që prej vitit 1972 nga një kongres i gjerë shkencor me pjesëmarrjen e studiuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, duke e konsideruar atë si një element kyç për unifikimin kombëtar.

Në reagimin e tij, Spaho nënvizoi se askush nuk mohon vlerat e gegërishtes apo dialekteve të tjera, por sipas tij, përdorimi i gjuhës standarde në funksione zyrtare është i domosdoshëm për kohezionin dhe funksionimin institucional.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat