Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaBotaSulm me armë në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona! Vetëvritet...

Sulm me armë në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona! Vetëvritet autori


Një sulm me armë zjarri u regjistrua këtë të marte në një shkollë të mesme në Siverek të Turqisë. 16 persona përfshirë nxënës u plagosën në sulm. Guvernatori i Sanlıurfas, Hasan Sıldak, njoftoi se sulmuesi i kishte marrë jetën vetes.

Incidenti ndodhi në mëngjes në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Anadollie Ahmet Koyuncu. Një person ende i paidentifikuar hyri në shkollë me një pushkë gjahu dhe hapi zjarr. Pas raportimeve nga kalimtarët, ekipet e policisë dhe mjekësore u dërguan në vendngjarje.

“Kemi 16 të plagosur. Sulmuesi është një ish-nxënës i shkollës sonë, i lindur në vitin 2007. Sulmuesi kreu vetëvrasje. Ne evakuuam shkollën. Incidenti po hetohet nga të gjitha këndvështrimet”, tha guvernatori.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat