Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiParkimi nëntokësor dhe Bashkia e Himarës, shpallet fituesi 1.2 mln euro i...

Parkimi nëntokësor dhe Bashkia e Himarës, shpallet fituesi 1.2 mln euro i projektit


Ndërhyrja në pjesën perëndimore të qytetit të Himarës në stadiumin “Petro Ruçi” në funksion të përmirësimit të Bashkisë së Himarës si dhe shtimit të një kapaciteti me 263 vende parkimi parashikohet të bëhet për një vlerë 1.2 milionë euro.

Të paktën kaq është afërsisht oferta e shpallur fituese për kontratën me objekt “Përmirësimi i Infrastrukturës së Parkimit Faza II: Ndërtim i godinës së shërbimeve administrative, Himarë” (Punime plotësuese)” me autoritet kontraktor Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në raportin arkitektonik të procedurës sqarohet se ndërhyrjet që po bëhen në Himarë synojnë zgjidhjen e disa problematikave që bëhen më të dukshme sidomos në sezonin veror.

“Hapësirat rreth stadiumit, megjithëse të frekuentuara, nuk janë të organizuara në mënyrë efikase për të përballuar fluksin e madh të përdoruesve. Peizazhi përreth stadiumit është i fragmentuar dhe nuk ofron një përvojë të integruar për vizitorët, me mungesë hapësirash të dedikuara për rekreacion ose shfrytëzim urban të mirëorganizuar. Aktualisht, zona nuk e përmbush potencialin e saj për të qenë një qendër atraktive dhe multifunksionale për banorët dhe turistët.

Në zone ndodhet një godinë 3kt shërbimesh administrative në funksion të Bashkisë, e cila paraqitet në gjendje të amortizuar. Gjithashtu, automjetet që vijnë nga qytete të tjera si Tirana, Vlora, dhe Saranda gjatë sezonit veror, krijojnë mbingarkesë në rrugët kryesore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar shqetësime për parkimin, pasi hapësirat ekzistuese shpesh nuk janë të mjaftueshme për të përballuar këtë fluks.

Kjo rritje e numrit të automjeteve dhe vizitorëve kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe zhvillim të sistemeve të menaxhimit të transportit dhe parkimit për të mbajtur qytetin tërheqës dhe funksional për të gjithë”, thuhet në raport.

Sipas FSHZH koncepti zhvillohet mbi parimin e ndarjes funksionale të hapësirës së studimit, me pozicionimin e objektit kryesor në segmentin lindor të sheshit, i cili shtrihet paralelisht me rrugën, si dhe shtirjen e strukturës së parkimit nëntokësor në të gjithë sipërfaqen e fushës së hapësirës ekzistuese të stadiumit aktual.

Zona ndahet në 3 hapësira lineare funksionale, 1) godina e bashkisë dhe rikonstruksioni i godinës ekzistuese së shërbimeve administrative ; 2) oborri vertikal, cili shërben si barrierë (tambur), me pjesën rekreative (fushat sportive), 3) zona sportive dua të Luaj (ndërhyrje në një faze të mëtejshme).

Ndërtimi i godinës së parkimit nëntokësor të integruar me parkun rekreativ mbi të, godinës së shërbimeve administrative do të shërbejë si nyje kryesore administrate lokale, shërbimesh, ndalese, pushimi, argëtimi dhe sporti me disa funksione dhe ndërhyrje si më poshtë:

• Ndërtimi i Parkimit Nëntokësor 1kt ( 263vende parkimi ); • Godina e re e shërbimeve administrative (Bashkia) 3 kt mbi tokë dhe 1 kt nën tokë (parkimi); • Rikonstruksioni i godinës 3 kate ekzistuese së shërbimeve administrative ; • Krijimin e hapësirave të reja për aktivitete të ndryshme; • Rikualifikimi i hapësirave ekzistuese për të përmirësuar infrastrukturën; • Përmirësimin e aksesueshmërisë dhe lidhjen e zonave me funksione të ndryshme me njëra-tjetrën; • Sistemimin e hapësirave të jashtme të çlodhjes, hapësirat e gjelbra dhe rekreative për të përmirësuar komfortin urban, pajisjen me mobilim urban dhe elementë të tjerë të nevojshëm; • Përmirësimin dhe shtimin e mobilimit urban (kosha, ndriçim, stola, etj.); • Ndërhyrje të tjera të përshtatshme në territor, të nevojshme.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat