Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetRama vizitë në Itali, takohet sot me kryeministren Giorgia Meloni

Rama vizitë në Itali, takohet sot me kryeministren Giorgia Meloni


Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim ditën e sotme në Itali, me kryeministren Giorgia Meloni.

Sipas njoftimit zyrtar nga qeveria e Romës, pritja do të zhvillohet në selinë e Kryeministrisë italiane në ‘Palazzo Chigi’. Takimi është planifikuar të nisë në orën 15:00.

Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane Georgia Meloni. Dy liderët vazhdojnë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në interes të të dyja vendeve.

Në nëntor të vitit të kaluar u mbajt një takim mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë. Si Meloni, ashtu edhe Rama e konsideruan bashkëpunimin mes palëve si historik.

Në atë kohë, Tirana dhe Roma zyrtare nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat