Pas vizitës në Romë, ku zhvilloi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim pune me homologen italine Giorgia Meloni, sot udhëton drejt Spanjës.
Mësohet se Rama do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë.
Si pjesë e agjendës janë edhe dy takime me rëndësi, si me homologun spanjoll Pedro Sánchez dhe Presidentin e Këshillit Europian, António Costa.
Bazuar në njoftimin zyrtar, samiti në Barcelonë do të përqendrohet në tema si forcimi i institucioneve demokratike, multilateralizmi, dezinformimi dhe teknologjia digjitale.



