Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetMITSOTAKIS poston takimin me Ramën

MITSOTAKIS poston takimin me Ramën


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Greqi, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresin e arritur.

Në një postim në X, Mitsotakis theksoi se takimi ishte një mundësi për të diskutuar zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për të riafirmuar mbështetjen e Greqisë për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Na u dha mundësia të vlerësonim progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE-së”, ka shkruar ai.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat