Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetMedia izraelite: Kryeparlamentari iranian dha dorëheqjen si kryenegociator në bisedimet me SHBA,...

Media izraelite: Kryeparlamentari iranian dha dorëheqjen si kryenegociator në bisedimet me SHBA, shkak ndërhyrjet në rritje nga Pasdaranët


Sipas Kanalit Televiziv Izraelit 12, që citon burime anonime, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si mbikëqyrës i negociatave me Shtetet e Bashkuara.

Sipas medias, Ghalibaf dha dorëheqjen nga roli i tij si mbikëqyrës i bisedimeve me Uashingtonin dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga Pakistani, për shkak të ndërhyrjeve në rritje nga gjeneralët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Por Irani i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.

Mosmarrëveshja sipas medias izraelite kulmoi me një propozim të Katarit që synonte lehtësimin e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, i cili do të lejonte 20 anije iraniane të kalonin nëpër ngushticë në këmbim të kalimit të 20 anijeve nga portet e Gjirit Persik.

Propozimi u bllokua përfundimisht nga autoritetet iraniane, përfshirë Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat