Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeZgjedhjet në PD, zgjidhen kryetarët e rinj në degët e Përmetit dhe...

Zgjedhjet në PD, zgjidhen kryetarët e rinj në degët e Përmetit dhe Tepelenës – Sot News


Zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të PD në Përmet dhe Tepelenë.

Në një postim në rrjetin social facebook, drejtuesi politik i PD qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, shkruan se në Përmet është rizgjedhur kryetar i degës Arson Lipe, i cili garoi me Roland Bonjo.

Ndërsa në Tepelenë, kryetar i degës është rizgjedhur Malo Sadikaj, në një garë me Sevo Mici dhe Laviola Guma.

Shehu ka uruar fituesit dhe pjesëmarrësit në proces, duke theksuar se gara ka qenë dinjitoze dhe se pritet të forcojë strukturat lokale të partisë.

Ai ka shprehur gjithashtu urime për anëtarësinë e PD në këto degë, duke i inkurajuar për përballjet e ardhshme politike.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat