Monday, May 4, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Kuvendi live, gjyqi bunker", Dervishaj godet standardin e dyfishtë të Ramës: Publiku...

“Kuvendi live, gjyqi bunker”, Dervishaj godet standardin e dyfishtë të Ramës: Publiku duhet të shohë të vërtetën që.. – Sot News


Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj në një intervistë televizive, foli për seancën në themel të ish-presidentit Ilir Meta e mbajtur sot në GJKKO.

Gjatë intervistës, ai theksoi se duhet të krijohet mundësia që seancat të transmetohet live, dhe se publiku ka interes të lartë.

“Referuar seancave live, unë dua standardin që përdor Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Shqipërisë. Nëse zoti Beqaj shkoi i shoqëruar për të shkuar në Komision Hetimor u ul përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe foli lirshëm…Kur funksionare të tillë akuzohen për vepra penale, publikua ka interes të lartë të shtuar për të parë, çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodh realisht…Përse Kuvendin e Shqipërisë që tollovit kot e ndjekim live? Çfarë dëgjojmë aty? Gjëra pa vlerë. Duhet më shumë angazhim nga Gjykata e Posaçme të realizojë mundësinë e transmetimit live, duhet ta bëjë…Nuk mund ta krahasosh zotin Meta me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Respekti ndaj tij as duhet të mendohet të vendoset në kafaz…Ato që kanë interes të lartë publik dhe nuk prishin sekretin shtetëror le të jenë live. Në rastin konkret ka interes, edhe zoti Meta edhe zoti Veliaj…”, tha mes të tjerash ai.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat