Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeReferendum për “paketën e maleve” dhe “investimet strategjike”/ 'Shqipëria Bëhet' kërkesë në...

Referendum për “paketën e maleve” dhe “investimet strategjike”/ ‘Shqipëria Bëhet’ kërkesë në KQZ – Sot News


Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për marrjen e formularit tip për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave, me qëllim zhvillimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e Ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe të Ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.

Në një njoftim zyrtar për mediat bëhet me dije se dorëzimi do të bëhet nesër, 29 prill, në orën 10:30 të paradites.

Më tej në njoftim thuhet se pas depozitimit të kërkesës në KQZ, kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj do të ketë një deklaratë për mediat ku do të japë më tepër detaje.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat