Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetPartizani shkarkon trajnerin pas humbjes në derbi, ja kush do ti drejtojë...

Partizani shkarkon trajnerin pas humbjes në derbi, ja kush do ti drejtojë tani “demat e kuq”


Oltijon Kërnaja është shkarkuar nga Partizani. Klubi i kuq e ka publikuar vendimin e befasishëm para ndeshjes që luhet në fundjavë kundër Flamurtarit.

Humbja në derbin me Tiranën duket se nuk u kapërdi, duke bërë që bardheblutë të sjellin shkarkimin e dytë të një trajneri te Partizani brenda sezonit.

Njoftimi i Partizanit – “FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat