Seliu blu është përfshirë nga një përplasje e fortë, teksa dyert e saj u mbyllën për kundërshtarët e kreut aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për garën e 23 majit për kryetar të PD, njëri pas tjetrit përfaqësuesit e Ervin Salianjit, Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut mbërritën në selinë blu për të dorëzuar dokumentet e kandidimit, por ato u refuzuan. Pretendimi ishte se në seli nuk ndodhej asnjë përfaqësues i Komisionit për Zgjedhjet dhe se kandidati duhej të ishte paraqitur vetë për të depozituar zyrtarisht kandidaturën në protokoll.
Nën këtë frymë, të vetmes që iu pranua zarfi me kandidimin ishte një figurë surprizë, Merjeme Sela, një anëtare demokrate, mjeke në profesion, që thotë se plotëson çdo kusht për të qenë në garë përballë Sali Berishës. Por as kandidatura e saj nuk është e zyrtarizuar pasi mjekes duhet t’i bëhet skaneri i kontributit politik. “E kam kontributin shumë mjaftueshëm.
Kam shumë respekt për doktorin se e ka koleg, profesor. Unë betejën e kam me popullin”, tha Sela. Reagon Salianji Përfaqësuesi i dërguar nga ish-deputeti Ervin Salianji, tha se zyrat e PD janë mbyllur qëllimisht për të mos lejuar garën e hapur, që dikur Sali Berisha e premtoi. “PD duhet të hapet për një garë të lirë dhe të ndershme brenda saj. Tani ka dalë një term i ri, vetëpërjashtim. Këto janë terma që juridikisht nuk njihen dhe janë terma që shpiken sa herë është nevoja kërcënohet kolltuku brenda PD”, tha Orest Berberi. Brenda zarfit, Ervin Salianji ishte kujdesur të përfshinte edhe platformën e tij për drejtimin e partisë, në të cilën teksa e quajte Sali Berishën, barrë për partinë, kërkon rikthimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe mbështetjen ndaj drejtësisë. “Partia Demokratike duhet t’i rikthehet vlerave të saj themeluese.
Ajo duhet të bëhet promotore e lirisë, promotore e cilësisë, promotore e përgjegjësisë, promotore e ndryshimit, promotore e shtetit të së drejtës, promotore e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe garante e Partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. Duke bërë këtë kapërcim cilësor ajo do të hapet, do të modernizohet,, do të fitojë. Kjo është pritshmëria e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që presin të bashkohen rreth saj: Partia Demokratike duhet sjellë rotacionin duke fituar kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Ajo duhet të frymëzojë ndryshimin dhe të çoj mbi 800.000 votues në kutitë e votimit në mbështetje të saj dhe forcave opozitare. Partia Demokratike duhet të shohë veten sërish si një parti masash dhe jo parti individi. Nëse kjo nuk ndodh ajo do tkurret, do zvogëlohet, dhe do rrezikojë të shuhet.
Demokratët, dhe veçanërisht përfaqësuesit e tyre që nuk reagojnë, i, kanë bërë llogaritë gabim me kohën dhe me ndërgjegjen. Fati i Partisë Demokratike është i lidhur ngushtë me fatin e Shqipërisë. Përgjegjësia historike do të peshojë si gur i rëndë në kurrizin e të gjithë atyre që do të heshtin apo shmangen. Kjo platformë nis nga një bindje e qartë: Shqipëria nuk meriton të mbetet më në tranzicion. Shqipëria do të lërë pas tranzicionin ditën që ajo të nënshkruajë aktin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ky akt duhet të firmoset nga Partia Demokratike. Ky akt nuk do të firmoset as nga Edi Rama dhe as nga Sali Berisha.
Partia Demokratike duhet të lërë pas të shkuarën dhe të shohë drejt të ardhmes. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Ai është udhëheqësi i ndryshimeve në vitin 1990, ai është udhëheqës i f itoreve të Partisë Demokratike dhe këto merita do t’i njihen përjetësisht. Por koha e tij ka mbaruar. Ai sot ai është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Por koha e tij ka tejkaluar. Ai sot është një barrë për Partinë Demokratike dhe të gjithë popullin opozitar. Ai sot është i vjetruar, i vonuar, i izoluar ndërkombëtarisht dhe i pafuqishëm për të frymëzuar dhe për të mobilizuar për shkak te mosmbajtjes se premtimeve dhe konsumimit prej pushtetit te pandërprere prej 36 vitesh. Ai pengon bashkimin e shqiptarëve me PD në emër të rotacionit.
Ai pengon bashkimin e të gjithë forcave opozitare nën udhëheqjen e Partisë Demokratike. Sali Berisha duhet të bëj një hap pas dhe të ndihmojë Partinë Demokratike të rimëkëmbet, ripërtërihet dhe të fitojë. Vizioni i Partisë Demokratike për Shqipërinë duhet të jetë një vend që funksionon mbi standarde europiane, ku qytetari ndjen siguri, drejtësi dhe mundësi reale për të ndërtuar jetën e tij. Ku familja qëndron në qendër të çdo vendimmarrje. Një Shqipëri normale, me një shtet të vogël e të përgjegjshëm që garanton e përkujdeset për shtetasit e tij. Integrimi europian nuk duhet të trajtohet si slogan politik, por si një proces përmbajtjesor dhe kulturor që prek çdo sektor, nga ekonomia, te drejtësia, administrata publike, tek të drejtat e njeriut dhe demokracia.
Partia Demokratike duhet të jetë fuqia që e çon vendin drejt këtij standardi, me përfaqësim cilësor, me politika konkrete, dhe me Gara për kreun e PD, Noka sulmon Salianjin: Dera s’do jetë kurrë e hapur për ‘Gysin’ Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga selia blu deklaroi dje se dera nuk do të jetë e hapur për Ervin Salinajin që e etiketoi si “Gysi” (Ergys Agasi) duke paralajmëruar mospranimin e kandidaturës së Ervin Salianjit, i cili është akuzuar nga Berisha për Agasin. “Dyert e PD janë të hapura. Për Gysin s’do jetë kurrë kjo derë e hapur. Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit le të aplikojnë të gjithë, për PD duhet të jesh pikësëpari demokrat, jo t’i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve.”, tha Noka në një prononcim për mediat. Dje ish deputeti Ervin Salianji tentoi të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e tij për kreun e PD-së, përmes përfaqësuesve të tij, por ai nuk është pranuar me argumentin se zyrat e selisë blu janë bosh, dhe nuk ka persona për administrimin e dokumentacionit. Përfaqësuesit e Salianjit pretendojnë që e gjitha kjo është e inskenuar pasi ka një “frikë nga gara”. Në garë për kreun e PD tentoi të hynte edhe Evi Kokalari (aktiviste) por u refuzua, Mereme Sela (mjeke) dhe Alesia Balliu.
Kjo e fundit, ish-anëtare e Këshillit të PD-së dhe kritike e Berishës. Emër surprizë mbetet ai i mjekes, me një profil më të ulët publik, por që ka qenë e angazhuar në këtë parti dhe ka marrë pjesë në Primare. Ndërkohë, Noka, deklaroi se demokratët kanë qenë tejet transparent në këtë proces. “Ka pasur një muaj kohë për këdo që aspiron.”, tha ai. Ivi Kaso, Flamur Noka dhe Eno Bozdo. Uroj që media t’i pasqyrojë këto detaje me orët përkatëse, në mënyrë që të mos ketë debate mbi dorëzimin e aplikimit”, shkroi Kokalari. besueshmëri ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në platformën e Salianjit. Në këto kushte, Berisha me gjasë do të jetë i vetëm në zgjedhjet e 23 prillit. PD e bëri publike vetëm më 29 prill udhëzimin për kandidimin për kryetar, në të cilin njoftoi në limite kohore se afati i fundit për dorëzimin e dosjeve, ishte 30 prilli. Kriter ndalimi ishte kandidimi i një të dënuari me formë të prerë, i shkruar siç duket, enkas për Ervin Salianjin.
Reagon Kokalari Ndërkohë pasi aplikimi iu refuzua në selinë blu, aktivistja Evi Kokalari reagoi dje në rrjetet sociale, ndërsa zbuloi se e ka dërguar dokumentacionin në rrugë elektronike në adresë jo vetëm të Sali Berishës, por edhe të djalit të tij Shkëlzenit, Albana Vokshit, Ivi Kasos, Flamur Nokës dhe Eno Bozdos. “Po e bëj publike që të mos ketë debate nga PD-ja kur të vijë momenti për gjykatë, SPAK apo DASH. Është ora 11:25 e mëngjesit në Tiranë dhe aplikimi, pasi është refuzuar në seli, është nisur me DHL, me email për Berishën, si dhe përmes ËhatsApp dhe Telegram te Shkëlzen Berisha, Albana Vokshi, Sali Berisha, Reagon Balliu Ndërkaq edhe Alesia Balliu ka reaguar dje publikisht pasi kandidatura e saj u refuzua. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo akuzon drejtuesin e PD-së, Sali Berisha, për shmangie nga gara dhe mungesë transparence. “Berishë Frikacaku!
Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë. Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese. Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë. Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme. Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh, por ti zgjodhe moshën më të keqe. PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha”, shkruan Balliu.



