Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se ish deputeti i PD Ervin Salianji ka tentuar të sfumojë skandalin “Balluku” duke hapur një fushë tjetër debati.
Në lidhje me mospranimin e kandidaturë së tij për zgjedhjen e kreut të ri të PD, Berisha u shpreh se Salianji shiti veten në burg dhe sapo doli nga qelia është parë në shoqërinë e Ergys Agasit.
“PD është parti e hapur. Salianji e shiti veten në burg. U birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Olsion Bistri. Ishte në shoqërinë e Agasit sapo doli nga burgu.
Kur plasi skandali Balluku ky filloi xhiro për të sfumuar zhurmën për të krijuar një vatër tjetër debati. Gara për kreun e PD ka disa kritere”, tha ai.



