Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaShow BizZëri pas njërit prej hiteve më të vjetra shqiptare: Zbuloni kush është...

Zëri pas njërit prej hiteve më të vjetra shqiptare: Zbuloni kush është nëna artiste e banores së “Ferma VIP 3”


“Ferma VIP 3” po vazhdon rrugëtimin e saj me dinamikat e përditshme mes banorëve, por disa nga detajet më interesante po zbulohen pikërisht nga bisedat e tyre të sinqerta. Keni menduar ndonjëherë nëse disa prej personazheve e kanë trashëguar talentin apo dëshirën për ekran nga familja? Për Malbora Gurrën, përgjigja lidhet me muzikën e lehtë shqiptare.

Së fundmi, vetë Malbora e ka përmendur gjatë një bisede në fermë faktin se nëna e saj ka qenë këngëtare.

Kjo deklaratë ka bërë menjëherë kuriozë ndjekësit e programit, të cilët zbuluan se nëna e saj nuk është e panjohur për publikun e Festivaleve të Këngës në RTSH. Bëhet fjalë për Elida Shehun, një nga zërat që interpretoi këngën “Grurë dhe këngë”. Kjo këngë ishte pjesëmarrëse në Festivalin e 17-të të Këngës në RTSH, i cili u mbajt në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor të vitit 1978.

Sipas rregullave të atëhershme të festivalit për dy interpretime të së njëjtës këngë, “Grurë dhe këngë”, me muzikë nga Aleksandër Lalo dhe tekst nga Met Dervishi, u soll në skenë nga Fatma Zyberi dhe vetë nëna e Malborës, Elida Shehu, duke fituar çmimin e dytë.

Pas bisedës së Malborës në reality show, shumë komentues kanë shkuar menjëherë në YouTube për të kërkuar dhe dëgjuar variantin origjinal të vitit 1978. Me një prapavijë të tillë artistike në familje, duket e natyrshme që Malbora ndihet e lirshme para kamerave. Ndoshta para përfundimit të rrugëtimit të saj në këtë format, ajo do të na dhurojë ndonjë moment duke kënduar pikërisht këtë këngë të nënës. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat