Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetU përjashtua nga gara për kreun e PD/ Kokalari: Vulën Berishës do...

U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Kokalari: Vulën Berishës do ia marr me dhunë apo drejtësi, demokratët duhet të ishin krah meje, trup kush hesht


Pasi Sali Berisha nuk i refuzoi kandidimin në garën për kryetarin e PD me argumentin se nuk është pjesë e partisë, Evi Kokalari është zotuar se do t’i marrë vulën, qoftë me dhunë, diplomaci apo drejtësi.

“Berisha këtë betejë nuk e fiton”, shkruan Kokalari, ndërsa thotë se çështjen do ta dërgojë në gjyq duke kërkuar të statusin si ‘bashkëthemeluese’ e partisë. “Gjithsesi, kjo më ndan mua nga ju të gjithë – forca e karakterit dhe integritetit. Si e tillë, unë vulën Berishës, siç ia dhashë, do t’ia marr… me diplomaci, dhunë apo drejtësi, si t’ia dojë atij qejfi – por Sali Berisha këtë betejë NUK E FITON”, shkruan Kokalari.

Aktivistja shqiptaro-amerikane thotë se asnjëherë nuk e ka luftuar Partinë Demokratike, por katërshen Berisha-Noka-Vokshi-Këlliçi, të cilët i etiketon si “kokat e krimit partiak” që dëmtuan shumë demokratë me korrupsionin e brendshëm në PD “pasi bëmë gjithë atë luftë për t’ia marrë Bashës”.

Kokalari akuzon Berishën se ka mbyllur gojën përballë aferave të kryeministrit Edi Rama lidhur me investimin e familjes Trump-Kushner në ishullin e Sazanit, duke menduar se kështu presidenti Donald Trump do t’i heqë ‘non gratën’.

Kokalari ka publikuar gjithashtu mesazhe të shkëmbyera me gazetarin e familjes, Çim Peka dhe Sali Berishën në vitin 2022, ku sipas saj tregohet sesi mbështetja që ajo i dha Berishës për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, u keqpërdor për interesat e tij vetjake.

Postimi i Kokalarit:

Kuptoni që unë nuk jam skualifikuar nga gara.

Sali Berisha nuk më skualifikon dot, sepse ka të njëjtat të drejta si unë (bashkëthemelues), dhe, s’ka asnjë autoritet mbi mua, dhe “neni Basha” e skualifikon atë komplet nga kjo garë.

Në fakt, në bazë të nenit Basha, Berisha nuk është më kryetari i Partisë Demokratike!

Rregullat i ka thyer ai, Berisha, jo unë. Deri në momentin që vendosi të hapë garën, nuk kishte asnjë nen që më skualifikonte të hyja në këtë garë. Ndryshimi i statutit pasi e bëra publike kandidimin është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bëhet pikërisht sepse kam luftuar korrupsionin e brendshëm partiak.

Po të kisha mbyllur gojën, siç bën pakica në atë parti, Berisha vetë do të më vinte si kryetare. E them këtë, meqenëse në atë kohë më ofroi pozicionin e nënkryetares dhe e refuzova.

Por lufta ime nisi kur ky korrupsion dëmtonte shumicën e demokratëve; prandaj dhe kjo luftë ishte kundrejt pakicës (Berisha-Noka-Vokshi-Kellici), sepse ajo pakicë e mori PD-në peng, pasi bëmë gjithë atë luftë për t’ia marrë Bashës.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat