Sunday, May 3, 2026
Google search engine
BallinaShow BizNënë për herë të parë? Krejt sytë drejt Engjit sot në orën...

Nënë për herë të parë? Krejt sytë drejt Engjit sot në orën 15:00


Engjëllusha Salihu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve këtë pasdite me një paralajmërim mjaft të veçantë. Këngëtarja ka njoftuar një projekt të ri që pritet të publikohet sot në orën 15:00, duke ngritur një pyetje te publiku: a po e përdor këtë këngë për të konfirmuar shtatzëninë, apo e gjitha është thjesht fabula e videoklipit të ri?

​Në fotot dhe videot e fundit të ndara në Instagram, ajo shfaqet e rrethuar nga një ambient pranveror, duke mbajtur në duar një shportë me rroba për bebe. Detaji që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin është një frazë e shkëputur nga klipi, ku Engjëllusha dëgjohet të pyesë: “A do të jem nëna më e mirë në botë?”. Krahas pamjeve, ajo ka shkruar “Pritja e ëmbël” shoqëruar me një zemër blu, duke i bërë fansat të aludojnë menjëherë se ajo mund të jetë në pritje të një djali.

​Ky detaj i ëmbël vjen pasi Engjëllusha dhe partneri i saj, Mërgimi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në verën e vitit 2025. Duke marrë parasysh të gjitha këto elemente kaq personale e të ndjera, gjasat janë shumë të mëdha që ky projekt të jetë pikërisht konfirmimi i saj i vërtetë i shtatzënisë dhe jo thjesht një skenar muzikor. Megjithatë, për të hequr çdo dyshim dhe për ta konfirmuar zyrtarisht këtë lajm të bukur, mbetet vetëm të presim publikimin e plotë të këngës në orën 15:00. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat