Tuesday, May 5, 2026
Google search engine
BallinaShow BizPersoni që humbi jetën sot në Gjakovë, familjar i gruas së këngëtarit...

Personi që humbi jetën sot në Gjakovë, familjar i gruas së këngëtarit të njohur


Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka tronditur sot qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht pas një sulmi me armë të ftohta. Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. I riu është qëlluar me thikë dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore pas transportimit në spital, lëndimet kanë qenë fatale për të.

Krahas tronditjes publike nga kjo ngjarje, është bërë i ditur edhe një detaj tejet i trishtë. I ndjeri, Rexhë Brahimaj, është vëllai i Egzona Muqiqit, gruas së këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqi.

Këtë humbje të madhe e ka bërë të ditur vetë Egzona përmes një postimi thellësisht prekës në llogarinë e saj në Instagram. Duke ndarë një fotografi bardhezi krah të vëllait, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe përmes fjalëve: “Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem. Pusho në paqe”.

Aktualisht, autoritetet policore janë duke zhvilluar hetimet përkatëse për të zbardhur të plotë rrethanat dhe motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Ngushëllime! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat