Wednesday, May 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Hakmarrje, duan ta nxjerrin keq', Shqipja i del në mbrojtje Olës

‘Hakmarrje, duan ta nxjerrin keq’, Shqipja i del në mbrojtje Olës


Vendimi i mbrëmshëm në spektaklin “Ferma VIP” për të dërguar Fabjolën në një televotim të vetme, si pasojë e gjuhës fyese të përdorur në “Prime-n” e kaluar, ka ngjallur polemika të forta në rrjet.

Shqipe Hysenaj, ka reaguar ashpër përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke e cilësuar këtë dënim si një vendim të padrejtë dhe të ndikuar nga inatet personale të prezantueses Arbana Osmani.

Sipas Shqipes, fjala ofenduese e përdorur nga Gresa fillimisht u kalua me qetësi nga moderatorja dhe nuk u konsiderua si ofenduese. Megjithatë, situata mori një tjetër kthesë kur Fabjola ia drejtoi këtë fjalë vetë Arbanës. “Pse duhet të anullohej televotimi?! Ndërkohë që kjo fjalë sipas prezantueses dhe opinionistes nuk është ofenduese? Mos vallë prezantuesja jonë e dashur e mori shumë përzemër dhe personale atë fjalë që 1 minutë më parë e justifikoi?!!!” – shkruan Shqipja në InstaStory, duke theksuar se dërgimi i Fabjolës e vetme në televotim ndodhi thjesht sepse moderatores “i dogji” komenti pasi u përdor kundrejt saj.

Më tej në reagimin e saj, Shqipja e quan dënimin e Fabjolës një “vepër hakmarrëse” të stisur me qëllim për ta nxjerrë vajzën keq para publikut. Ajo gjithashtu pretendon se i gjithë stafi po mban anën e Mozës, duke theksuar se në këtë format duhet të vlerësohet puna dhe jo dinamikat e tjera. “Fermerët kanë hyrë për të punuar, jo për love story,” shton ajo në postim.

Në mbyllje, duke u ndalur pikërisht te reagimi i Arbanës, Shqipja përfundon postimin e saj me nota të forta ironie: “E dashur moderatore, ti pate vetëkontroll në moment, por më pas more ‘si pushka e jevgut’ (shprehja jote kjo).”

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat