BallinaAktualitetRevolucioni te Milanië shumë pushtet për Zlatan Ibrahimovic dhe ndryshime të mëdha...

Revolucioni te Milanië shumë pushtet për Zlatan Ibrahimovic dhe ndryshime të mëdha të mundshme në klub


Te Milani është koha e ndryshimeve të mëdha dhe në qendër të gjtihçkaje është gjithnjë ai; Zlatan Ibrahimovic. Takimet në Londër mes Gerry Cardinale dhe drejtuesve të tjerë të klubit përcaktoi rrugën për të ardhmen e kuqezinjve.

Një takim që ka shijen e një ndryshimi epokal nën një yll polar shumë të qartë; shpërndarja e pushtetit. Dhe në këtë pikë, ylli i Ibrahimovic ndriçon më shumë se kurrë, gati për të marrë role dhe përgjegjësi.

Deri tani, roli i Zlatan Ibrahimovic si Senior Advisor i RedBird ishte e tillë; shumë karizëm, shumë prezencë në Milanello, por me një veprimtari që shpesh përjetohet pas kuintave. Por tani muzika ndryshon, Cardinale ka vendosur t’i japë suedezit, çelësat e rindërtimit të skuadrës. Ibrahimovic nuk do të jetë vetëm një këshilltar i besuar, por njeriu i fortë që do të drejtojë të gjithë zonën sportive. Një superdrejtuest i vërtetë që do të ketë fjalën e fundit në merkato, menaxhimin e grupit dhe sidomos përzgjedhjen e personave kyç.
Fjalët e fundit të Cardinales nuk lënë vend për interpretime. Pa sigurinë matematikore të kualifikimit në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, dështimi është shumë pranë dhe revolucioni ka nisur. Përqendrimi i pushtetit në duart e Ibrahimovic në mënyrë të paevitueshme gjeneron tronditje brenda Milanit. Vetë Furlani është në testim. Shefi Ekzekutiv i klubit që prej kohësh është vënë në qendër të kontestimeve të tifozëve e sheh që pozicioni i tij të vihet shumë në diskutim. Me ngjitjen strategjike të Ibrahimovic, kompetencat në zonën sportive largohen nga shefi ekzekutiv duke vënë në diskutim të gjithë organigramën e klubit.

Më pas është edhe çështja e fushës së lojës. Krisja mes Ibrahimovic dhe Massimiliano Allegrit duket se është e pariparueshme. Suedezi do një Milan ndryshe, më agresiv dhe qëndrimi i livornezit në stol është në fije të perit. Lamtumira e tij në fund të sezonit është skenari më i mundshëm. Cardinale zgjodhi të besojë te instinkti dhe te mentaliteti fitues i ish sulmuesit. Një lëvizje kjo që e ndan tifozerinë mes atyre që kërkojnë kthimin e Maldinit dhe atyre që kritikojnë arrogancën e klubit, por që skicon një linjë të qartë. Në merkaton e verës nuk do të pranohen gabime; Ibrahimovic do të drejtojë strategjinë, me detyrën për të bërë shpenzimet e duhura në rolet kyçe duke blinduar emrat e rëndësishëm të skuadrës e duke sjelle në Milano lojtarë që janë në gjendje që të fitojnë menjëherë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat