BallinaPolitikeKoçiu në Baku: Shqipëria, shembull konkret se si vizioni politik transformon modelin ekonomik...

Koçiu në Baku: Shqipëria, shembull konkret se si vizioni politik transformon modelin ekonomik – Sot News


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë dje në Forumin Botëror Urban në Baku. Në një postim të shpërnadrë në rrjetet sociale zonja Koçiu shkruan se me fjalën e saj në këtë forum tregoi për rastin e Shqipërisë se si “vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit”.

Në postimin e zonjës Koçiu thuhet: “Në Forumin Botëror Urban në Baku, për të ndarë vizionin dhe përvojën e Shqipërisë mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, si përgjigje ndaj sfidave globale në rritje të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike. Zhvillimi urban nuk është vetëm çështje infrastrukturore, por një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve.

Shqipëria është sot një shembull konkret se si vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit. Përmes investimeve, inovacionit, politikave të gjelbra dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, vijojmë angazhimin për të projektuar qytetet e së ardhmes, me bindjen se zhvillimi ka vlerë vetëm kur përkthehet në më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët.”.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat