BallinaPolitikeTabaku: Integrimi në BE është i vetmi mekanizëm për të frenuar arrogancën...

Tabaku: Integrimi në BE është i vetmi mekanizëm për të frenuar arrogancën e mazhorancës – Sot News


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se procesi i integrimit europian mbetet mekanizmi i vetëm për të ushtruar presion ndaj mazhorancës dhe për të frenuar përqendrimin e pushtetit.

Në një intervistë në një studio televizive, Tabaku foli për hapjen e grup-kapitujve nga Bashkimi Europian dhe ndikimin që ky proces do të ketë mbi legjislacionin shqiptar.

Sipas saj, me avancimin e negociatave, Shqipëria do të jetë nën një monitorim më të fortë nga institucionet europiane dhe nuk do të mund të miratojë ligje që bien ndesh me standardet e BE-së.

Tabaku përmendi si shembull ligjin për koncesionin e porteve të jahteve, duke theksuar se ai prek kapitullin e prokurimit publik dhe bie në kundërshtim me legjislacionin europian.

“Ligji i investimeve strategjike, ligji i shoqërive aksionare apo ai për zonat e mbrojtura nuk janë as në frymë dhe as në gërmë të legjislacionit të Bashkimit Europian. Tani çdo gjë do të ketë një analizë tjetër”, u shpreh ajo.

Deputetja demokrate theksoi se procesi i integrimit është rruga e vetme për të ulur arrogancën e qeverisë dhe për të garantuar më shumë kontroll institucional.

“Shoh procesin e integrimit si të vetmin presion ku mund të ushtrojmë presion mbi mazhorancën dhe të ulim përqendrimin e pushtetit. Nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi Tabaku.

Ajo komentoi gjithashtu bashkëpunimin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për miratimin e rezolutës për integrimin dhe ndryshimet në rregullore, duke thënë se PD dha dakordësinë për shkak të rëndësisë së procesit të integrimit dhe miratimit të IBAR.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat