BallinaPolitikeDeklaratat e Salianjit, Këlliçi: Për të ardhur keq, është rreshtuar në banalitet...

Deklaratat e Salianjit, Këlliçi: Për të ardhur keq, është rreshtuar në banalitet – Sot News


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një emision televiziv është pyetur për deklaratat e bëra së fundmi nga Ervin Salianji.

Këlliçi u shpreh se është për të ardhur keq që dikush merr kontributin e tij në parti dhe e hedh në kosh.

Demokrati tha se Salianji është rreshtuar në anën e atij banaliteti që fajin për çdo gjë e kërkon te Partia Demokratike. Këlliçi deklaroi se Salianji godet opozitën, partinë nga e cila doli dhe vetë, por nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë.

“As e kam ndjekur fare. Por është i lirë, zgjedhja e tij. Është për të ardhur keq që dikush të marrë kontributin e tij dhe ta hedhë në kosh. Është rreshtim i gabuar në banalitetin që e kërkon fajin te PD. Të godasësh shtëpinë tënde, të vetmen opozitë, nga mëngjesi në darkë dhe mos të thuash një fjalë për qeverinë, llogarinë e bën vetë çdo njeri pastaj”, tha Këlliçi.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat