BallinaPolitikeKëlliçi: PD është futur në fazën e alternativës politike, shumica e anëtarëve...

Këlliçi: PD është futur në fazën e alternativës politike, shumica e anëtarëve të KK, të rinj dhe gra – Sot News


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televiizve, ka deklaruar se procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike është tashmë i reflektuar në përbërjen e re të Këshillit Kombëtar (KK) dhe në hapat e ardhshëm të strukturimit të partisë.

Këlliçi u shpreh se lista fituese e Këshillit Kombëtar përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm brenda forcës politike, duke theksuar pjesëmarrjen e lartë të të rinjve dhe grave.

Sipas tij, ‘pothuaj 1600 delegatët e Kuvendit Kombëtar patën pjekurinë politike për t’iu përgjigjur me votë thirrjes për ripërtëritje të organit më të rëndësishëm, Këshillit Kombëtar’.

Ai shtoi se në përbërjen e re të këtij organi janë rreth 60% të rinj dhe gra, ndërsa 71 anëtarë janë nën moshën 35 vjeç. ‘Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në 36 vite ekzistencë të kësaj force politike’, tha Këlliçi, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për strukturën e partisë.

Ai theksoi gjithashtu se në Këshillin Kombëtar janë zgjedhur edhe pedagogë, profesionistë të rinj, studentë ekselentë, si dhe ekspertë në fusha si inteligjenca artificiale dhe teknologjia e informacionit.

‘E sqaroi që kur ju patë dy ditë më parë, ditën e diel, listën fituese të Këshillit Kombëtar. Pra kalojmë nga slogani, është shumë e rëndësishme që të kuptojnë edhe ata që na ndjekin që po, slogani është ky, motoja është kjo, ripërtëritje, modernizim dhe hapje.

Por mbetemi te ripërtëritja e Partisë Demokratike. Dhe tjetër gjë është e thënë, tjetër gjë është e bërë. Mua më vjen mirë që pothuaj 1600 delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike patën pjekurinë politike për t’iu përgjigjur me një akt, me votë, me vullnet thirrjes që bëri jo vetëm zoti Berisha por i gjithë lidershipi aktual i Partisë Demokratike për një ripërtëritje të organit tonë më të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar.

Dhe çfarë ndodhi? Po të shihni listën fituese të mbi 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në të gjeni për herë të parë në 36 vite ekzistencë të kësaj force politike, 60% të rinj dhe gra. Kjo s’ka ndodhur kurrë. Nëse ne kemi bërë një luftë dhe këtë e kam udhëhequr unë personalisht në vitin 2018, për të garantuar me ndryshime statutore përfaqësimin 15% të të rinjve nën moshën 35 vjeç në organin e Këshillit Kombëtar që është organi më i rëndësishëm midis dy kuvendeve, kësaj radhe e ka tejkaluar me dyfish këtë përqindje vendimmarrja e Kuvendit Kombëtar.

Kemi 30% të rinj, janë 71 të rinj nën moshën 35 vjeç, të cilët janë zgjedhur fitues. Dhe nuk janë aty vetëm se janë të rinj në moshë. Ke të rinj të talentuar, ke pedagogë të shkëlqyer, ke studentë ekselentë që studiojnë jashtë, ke studentë që studiojnë në Shqipëri të shkëlqyer, ke profesionistë të rinj, ke të rinj që kanë ekspertizë të jashtëzakonshme në inteligjencën artificiale dhe në fushën e IT-së dhe janë të rinj që sigurisht janë këta brezi i ri i Partisë Demokratike që janë dhe alternativa e Partisë Demokratike në një farë mënyre.

Ndërkohë, janë të paktën 32 pedagogë, të cilët janë përzgjedhur si fitues në listën e fituesve të Partisë Demokratike. Janë 18 zyrtarë, se duhet të kuptosh këtë, folëm për të rinjtë, folëm për pedagogët, për akademikët, por duhet edhe fibra politike e partisë, duhet edhe shtylla e partisë. Ke të paktën 4 studentë të dhjetorit ’90 që janë zgjedhur në Këshill Kombëtar fitues. Ke të paktën 18 drejtues politikë të fortë në ditët.

Brenda pak ditësh, besoj nesër apo pasnesër do të bëhet një njoftim zyrtar në raport me mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të parën, për të përzgjedhur në bazë të statutit drejtuesin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike dhe pastaj do të zgjidhen edhe le të themi ekipi kryesor drejtues i Partisë Demokratike, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, e të gjithë me radhë, sekretariatet dhe departamentet.

Duke qenë se unë kam parë deri më tani që ka patur një ripërtëritje shumë të madhe të ekipit të Këshillit Kombëtar, kam përshtypjen që nën këtë frymë do të ecet edhe me gjithë ekipin drejtues të Partisë Demokratike.

Pra e rëndësishme është që ta kuptojnë edhe shikuesit që na ndjekin: detyrën për të mbijetuar dhe për t’i lënë një opozitë të vërtetë dhe të shëndetshme Shqipërisë, PD-ja e mbylli. Këtë kapitull ne e mbyllëm në datë 30 maj, aty mbyllëm kapitullin e mbijetesës dhe të qëndresës, tani kemi hapur kapitullin e alternativës.

Tani duhet të tregojmë që jemi të denjë të jemi shumë herë më të mirë sesa këta që janë sot në qeverisje, edhe pse nuk është një punë shumë e vështirë, sepse këta e kanë çuar në ekstrem dhe janë banditë si askush më përpara. Por duhet t’ja faktojmë qytetarëve’, tha deputeti i PD-së, Belind Këlliçi



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat