BallinaAktualitetMoti sot i paqëndrueshëm, reshje të dobta gjatë mesditës

Moti sot i paqëndrueshëm, reshje të dobta gjatë mesditës


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite afatshkurtra në veri. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të prekin të gjithë vendin, ndërsa në zonën e veriperëndimit e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në intervale afatshkurtra reshje në formën e stuhive.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 – 4 ballë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat