BallinaPolitikeShkrimtari anti-mysliman Ben Blushi kundër protestave, kundërshtari i Ramës shndërrohet në “flamingo”...

Shkrimtari anti-mysliman Ben Blushi kundër protestave, kundërshtari i Ramës shndërrohet në “flamingo” të kryeministrit – Sot News


Ish-deputeti dhe shkrimtari i njohur, Ben Blushi, ka befasuar opinionin publik duke u rreshtuar hapur kundër protestave që kanë përfshirë Tiranën, qytete të tjera të vendit dhe kudo nëpër botë ku jetojnë shqiptarë. Përmes një reagimi ironik në rrjetet sociale, ai ka thumbuar dje kauzën e protestuesve për mbrojtjen e Zvërnecit nga investimet e huaja strategjike. “Protesta thotë se tokat tona nuk duhet t’u jepen të huajve. Bukur.

Pra nëse Zvërnecin e ndërton një oligark shqiptar flamengot do kthehen në shtëpi?”, ka pyetur shkrimtari anti-mysliman, Ben Blushi, duke iu referuar shpendit që është kthyer në simbolin e këtyre revoltave qytetare. Ky qëndrim ka nxitur reagime të shumta, pasi Blushi njihej historikisht si një nga kundërshtarët dhe kritikët më të egër të kryeministrit Edi Rama. Shumë ndjekës dhe analistë po e akuzojnë atë se është shndërruar papritur në një “flamingo” apo mbrojtës të interesave të kreut të qeverisë.

Nga një zë rebel i politikës, deklarata e tij e fundit e vendos atë në të njëjtën linjë me projektet e debatueshme të mazhorancës aktuale. Ky ndryshim drastik i kursit nga ana e shkrimtarit Blushi ka ngritur pikëpyetje të mëdha nëse kemi të bëjmë me një paqe të re mes tij dhe Ramës, apo ka diçka tjetër. Kujtojmë se edhe më herët ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar disa herë lidhur me protestat dhe çështjen e Zvërnecit.

Në prej reagimeve, teksa i përgjigjet disa komenteve në rrjetet e tij sociale, Blushi shkruan se protestuesit që mblidhen në Tiranë po drejtojnë një hakmarrje nga padituria ndaj një brezi që mendon se do të ndryshojë vendin duke ngritur gijotina në “Facebook”.

“Gjëja më e shpifur e këtyre protestuesve të verbër radikalë është se quajnë komunistë ata që dolën kundër komunizmit, siç është dhe rasti im. Kjo është e turpshme dhe e shton dyshimin tim se injoranca, pra padituria po drejton hakmarrjen e verbër të një brezi që mendon se do ndryshojë vendin duke ngritur gijotina në Facebook. Unë jam një shkrimtar që trishtohet kur shikon që shumica e njerëzve që shkruajnë në faqen time urrejnë librat, dhe jo vetëm librat e mi pa të cilët ky vend do ishte shumë i varfër”, shprehet Blushi.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat