BallinaShow BizSurpriza e veçantë e Klajdit për Orgesën gjatë ceremonisë së dasmës

Surpriza e veçantë e Klajdit për Orgesën gjatë ceremonisë së dasmës


Këngëtari i njohur Klajdi Haruni dhe partnerja e tij, Orgesa, i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar duke organizuar një ceremoni madhështore dasme.

Çifti, të cilët janë prindër të një vajze, kanë zgjedhur këtë moment të veçantë për të festuar dashurinë e tyre në praninë e njerëzve më të dashur.

Në këtë ceremoni nuk kishin si të mungonin as personazhet e njohur të showbizit shqiptar, kolegë dhe miq të ngushtë të artistit. Të ftuarit VIP kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale pamje të shumta nga atmosfera dhe momentet më të veçanta të ceremonisë, duke zbuluar detaje nga kjo datë e shënuar për ta.

Momenti më emocionues i natës ishte pa dyshim dedikimi i ëmbël që Klajdi kishte përgatitur enkas për gruan e tij.

Teksa vallëzonin në mesin e podiumit, Klajdi këndoi një këngë të krijuar posaçërisht për këtë dasmë, duke emocionuar jo vetëm Orgesën, por edhe të pranishmit.

Urime çiftit! /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat