Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeËshtë i blerë nga Rama? Arlind Qori zbulon shifrën e majme, ja...

Është i blerë nga Rama? Arlind Qori zbulon shifrën e majme, ja sa e ka rrogën – Sot News


I ftuar në një studio televizive, ka qenë kreu i Lëvizjes Bashkë, kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës, Arlind Qori.

Ai ka folur më shumë për zgjedhjen për t’iu kushtuar politikës dhe çfarë shpreson ai të ndryshojë në shoqëri.
Pjesë nga intervista:

Çfarë mund t’u thoni atyre që mendojnë se jeni i blerë nga Rama? Ku i gjeni paratë për të mbajtur Lëvizja Bashkë?

“Lëvizja Bashkë që kur është themeluar, mbahet me kontributet e anëtarëve të vet. Na kontrollon KQZ çdo vit, që nga kontrata e qirasë e gjithçka tjetër. Prej gati 15 vitesh, unë lë një pjesë të rrogës sime, edhe të gjithë anëtarët e tjerë.”

Sa është rroga juaj?

“Rroga ime si pedagog universiteti, neto është diku tek 1 milion e 100 mijë lek të vjetra. Kontribuoj diku tek 10% të rrogës sime dhe si unë kontribuojnë dhe shumë të tjerë. Shpenzimet tona janë minimale. Kontribuojnë dhe nga Diaspora, sidomos në fushatat zgjedhore kemi kontribute të mëdha, sepse e kanë më të lehtë.”

Keni shumë zyra?

Një në Tiranë, një në Fier dhe një në Durrës, të vogël.

Do të hapni një GoFundMe për fushatën?

E kemi që prej ditës që është themeluar Lëvizja Bashkë. Në çdo muaj kemi kontribute nga anëtarët dhe mbështetësit tanë, që dokumentat depozitohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat