Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeS’jam gjeneral e asnjë lloj eksperti. Jam i vetmi në qeverinë time...

S’jam gjeneral e asnjë lloj eksperti. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam thjesht artist


Rama bën batuta në Konferencën e NATO-s në Tiranë: S’jam gjeneral e asnjë lloj eksperti. Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam thjesht artist

Në Tiranë po mbahet konferenca e 3-të e samitit për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës kryeministrin Edi Rama dhe ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.

Kryeministri Edi Rama foli për sulmin nga Irani.  “Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë, si duhet ose atë për të cilën gabojnë, pro qeveritë kurrë nuk marrin meritë për atë çfarë parandalojnë të ndodh. Ajo nuk është vetëm pjesë  emisionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni.

Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to. E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë dixhitale, ne kemi investuar në infrastrukturën tonë dixhitale, për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh”, tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kibernetike të NATO-s në Tiranë, foli për sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë. Ai tha se me investimet dixhitale kapërcyen një “histori ryshfetesh” dhe se ndryshuan mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve.

“Vërtetë nder të kesh kaq shumë shtete miqësore të mbledhura këtu përmes jush dhe është kënaqësi që t’ju mikpresësh…e po kështu të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur Mark Rutte. Sa për ta ditur supozohet që të mbajë një fjalim të gjatë, por do t’ju shpëtoj nga mërzia e gjithë kësaj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt që nuk ësghtë diçka që e kam virtyt. Ma ka mendja se po iu duhet të punoni fort sot por dhe të shijoni pak qytetin.

E para, do të thoja që qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet dhe atë për të cilën gabojnë por nuk marrin kurrë meritë për atë çfarë parandalojnë. Dhe kjo nuk është vetëm pjesë e misionit të saj, por pjesë e rëndësishme e këtij misioni nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë çka parandalojnë të ndodhë unë besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to. Kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike është kështu. Investimi, ndërmarrja e një mori përpjekjesh për të parandaluar që të ndodhin gjëra të tmerrrhsme.

Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh, se ndryshe nga shumë ju, na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë dixhitale që është krenaria jonë. Kemi investuar  në infrastrukturën dixhitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka.

Kësisoj përmes kësaj gjëje, ndryshuam krejt mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve, shërbimeve publike e qytetarëve se u bëmë nga të parat vende që nuk kishin sportele për të ofruar shërbimet dhe i sollëm 95% të këtyre shërbimeve në xhepat e qytetarëve. Për personat brenda apo jashtëe vendid, të gjithë mund t’i marrin menjëherë këto shërbime. Investim i jashtëzakonshëm për burimet tona të kufizuara dhe gjithë ajo kohë e shpenzuar për ta bërë këtë mund të ikte në tym si pa të keq. “, tha Rama.

Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor).

Ky samit shërben si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ka shkëmbyer batuta teksa u shpreh se është i vetmi në qeverinë e tij që s’ka doktoraturë.

“Kjo duket se është një punë e të gjatëve, unë Rutte… na duhen edhe disa të tjerë të mundim më pas të gjithë në një ndeshje basketbolli. Një nder të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush.

Kënaqësi t’ju mirëpresësh dhe të dëgjoja mesazhin nga miku ynë i dashur Rutte. Supozohet të mbaj një fjalim të gjatë por do t’ju shpëtoj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt të jetë e mundur, diçka që nuk e kam virtyt.

Duhet të punoni shumë sot por ju duhet pak kohë të shijoni qytetin”, tha ai.

Rama, teksa fliste për sulmet kibernetike, theksoi se s’është gjeneral e asnjë lloj eksperti. Ndërsa shtoi se “jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”.

“Këto ishin ato çfarë doja të thosha. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik, asnjë lloj eksperti në fakt. Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”, përfundoi Rama.

Sekretari i Përgjithëm i NATO-së, Mark Rutte, në një fjalim virtual në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të alencës që zhvillohet në Tiranë, u shpreh se tastiera sot është një armë lufte.

Por, theksoi Rutte, në NATO askush nuk qëndron i vetëm dhe se të gjitha shtetet do jenë së bashku “në këtë epokë në digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”.

“Më vjen keq që nuk jam me ju personalisht, Sot tastiera është armë lufte që shënjestron shoqëritë tona çdo ditë. Po rrisim investimet në hapësirat kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron rrjet unik.

NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma në hapësirat kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përmes një videomesazhi në Konferencën Kibernetike të aleancës që po mbahet në Tiranë, tha se po punojnë më shumë kundër kërcënimeve kibernetike. Ai theksoi se në Belgjikë do të ngrenë një qendër të integruar kibernetike të NATO-s.

“Kënaqësi e madhe t’u drejtohem konferencës së NATO-s dhe më vjen keq që nuk jam me ju personalisht. Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale. 10 vjet më parë, kibernetika u bë fushë operative.

Ne jemi stërvitur, kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kivernetike dhe ushtarake.

Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen pro edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen por NATO ofron një rrjet unik përmes të cilit aleatët mund të reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë praktikat më të mira.

NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma dhe të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë dixhitale kundër cdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat