Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiNjë nga fondet më të rëndësishme botërore në fushën e cybersecurity dhe...

Një nga fondet më të rëndësishme botërore në fushën e cybersecurity dhe AI vjen në Shqipëri, me fokus mbi potencialin inovativ të rajonit


Evolution Equity Partners, një nga fondet më me reputacion ndërkombëtar të investimeve në fushën e  sigurisë kibernetike dhe zgjidhjeve të avancuara të inteligjencës artificiale, do të vizitojë Tiranën më 5  nëntor 2025, si pjesë e turit nëpër Ballkanin Perëndimor. 

Kjo vizitë është pjesë e një nisme më të gjerë rajonale, përmes së cilës fondi synon të eksplorojë  potencialin lokal të inovacionit, të vlerësojë mundësitë për bashkëpunim me ekosistemet,  institucionet dhe akademitë, si dhe të identifikojë projekte e ekipe që meritojnë njohje  ndërkombëtare. 

Gjatë qëndrimit në Shqipëri do të organizohet një panel i mbyllur për prezantimin e ideve, i dedikuar  për startup-e dhe kompani të reja teknologjike të përzgjedhura me kujdes, të cilat tashmë kanë  produkte të validuara dhe prezencë në treg – veçanërisht në fushat e sigurisë kibernetike, zgjidhjeve të  avancuara AI, dhe analizimit të të dhënave. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të paraqesin idetë  dhe ekipet e tyre drejtpërdrejt partnerëve të Evolution Equity Partners. 

Pas panelit të prezantimeve, do të zhvillohet një panel diskutimi me përfaqësues të fondit dhe  ekspertë vendas të inovacionit dhe teknologjisë, si dhe një darkë formale me ftesa specifike, që do të  mbledhë së bashku përfaqësues nga institucionet, akademia dhe komuniteti i biznesit. 

Pas fazës së parë në Podgoricë dhe Tiranë, faza e dytë e turit do të vazhdojë në Beograd dhe Zagreb,  me të njëjtat objektiva – zbulimin e potencialit rajonal, zhvillimin e dialogut me institucionet dhe  ndërlidhjen me liderët e inovacionit. 

Delegacioni që viziton Tiranën 

Delegacioni kryesor udhëhiqet nga z. Dennis Smith, themelues dhe bashkëpronar i Evolution Equity  Partners, një nga pionierët globalë të investimeve në fushën e cybersecurity. 

Pjesë e delegacionit është gjithashtu Prof. Dr. Michal Pěchouček, anëtar bordi i fondit dhe një nga  autoritetet më të njohura botërore në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të sigurisë, me  një portofol të gjerë akademik e kërkimor; si dhe z. Majo Mićović, partner afatgjatë dhe këshilltar  rajonal i fondit, i cili prej gati pesëmbëdhjetë vitesh lidh aktivitetet investuese të Evolution Equity  Partners me potencialin inovativ të Ballkanit Perëndimor. 

Fokusi i vizitës do të jetë mbi kapacitetin teknologjik të rajonit, gatishmërinë e tregut për bashkëpunim  me fondet ndërkombëtare të kapitalit sipërmarrës (VC), dhe ndërtimin e lidhjeve me aktorët relevantë  akademikë e institucionalë – kryesisht parqet shkencore dhe teknologjike dhe universitetet. Qëllimi është identifikimi i fushave me sinergji strategjike dhe bashkëpunim afatgjatë. 

Nëse gjatë vizitës identifikohen ekipe apo projekte me potencial të qartë global, fondi është i gatshëm  të ofrojë mentorim profesional, akses në tregje ndërkombëtare, dhe në raste të veçanta – përfshirje  në portofolin e tij të investimeve.

Cyber Front – Partner rajonal i vizitës 

Vizitat e punës në Podgoricë dhe Tiranë po organizohen në bashkëpunim me Cyber Front, partnerin  rajonal të Evolution Equity Partners. 

Cyber Front është një kompani kroate e specializuar në distribucionin e zgjidhjeve të avancuara të  sigurisë kibernetike. Kompania nuk bashkëpunon drejtpërdrejt me përdoruesit fundorë – por si  distributor me vlerë të shtuar, lidh prodhuesit globalë me partnerët lokalë. 

Përmes bashkëpunimit me ri-shitësit, integratorë dhe ofrues shërbimesh, Cyber Front mbështet  zhvillimin e infrastrukturave digjitale të sigurta, të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme në gjithë  rajonin. 

Evolution Equity Partners – Në partneritet me vizionarë të guximshëm 

Me seli në New York dhe zyra në Palo Alto, Londër dhe Zurich, Evolution Equity Partners është një nga  fondet udhëheqëse globale të kapitalit sipërmarrës (venture capital), e fokusuar në investime në  teknologjitë e sigurisë kibernetike. 

Fondi është themeluar nga sipërmarrës të suksesshëm në teknologji, z. Dennis Smith dhe z. Richard  Seewald, me mbi dy dekada përvojë investimi që përfshin kompani si Carbon Black, Arctic Wolf,  Halcyon, Onapsis, Quantexa, Protect AI, Security Scorecard, Zoom.AI dhe shumë të tjera. 

Partneriteti me Evolution Equity Partners nuk është thjesht një investim financiar – është një  bashkëpunim me vizionarë që ndërtojnë kompani udhëheqëse në treg dhe mbrojnë asetet më të  rëndësishme të biznesit modern – të dhënat digjitale. 

Në Ballkanin Perëndimor, aktivitetet e fondit udhëhiqen nga z. Majo Mićović, këshilltar rajonal dhe  investitor në Evolution Equity Partners, i cili kontribuon aktivisht në pozicionimin global të potencialit  inovativ të rajonit përmes nismave dhe projekteve ndërkombëtare të fondit. 

Evolution Equity Partners është gjithashtu i njohur për organizimin e Presidential Forum, një ngjarje prestigjioze që mbahet çdo vit gjatë RSA Conference në San Francisco – tubimi më i madh në botë në  fushën e cybersecurity. 

Në forum marrin pjesë CEO, CFO dhe CISO të kompanive kryesore të Fortune 500, si dhe figura të  rëndësishme politike e teknologjike botërore. 

Në vitet e kaluara, mysafirë të veçantë të Forumit kanë qenë ish-Presidentët amerikanë George W.  Bush dhe Bill Clinton, ndërsa mysafiri i nderit për vitin 2025 ishte Boris Johnson, ish-Kryeministër i  Mbretërisë së Bashkuar. 

Detajet për pitch panelin dhe panelin e diskutimit do të publikohen së shpejti. 



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat