Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz“Mirëmëngjesi Nënë”, kënga që bashkon çdo nënë e vajzë që jetojnë larg

“Mirëmëngjesi Nënë”, kënga që bashkon çdo nënë e vajzë që jetojnë larg


Këngëtaret e njohura, nënë e bijë, Aferdita Demaku dhe Dona Janova kanë lansuar projektin e ri muzikor me titull “Mirëmëngjesi Nanë”, një këngë që do emocionojë çdo nënë e bijë që jetojnë larg njëra-tjetrës.

Teksti dhe muzika mbajnë firmën e Kreshnik Avdiut, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Ardian Kastrati.

Projekti muzikor është realizuar me videoklipi dhe mban vulën e MProduction, duke sjellë emocione të forta përmes pamjeve që shpalosin mallin, dashurinë dhe kujtimet e një lidhjeje të pathyeshme familjare.

“Mirëmëngjesi Nane” përcjell mallin e një vajze që jeton larg nënës së saj, ndërsa fjalët dhe zëri i saj përmes telefonit bëhen ura e vetme e përditshme për të shuar mallin.

Me një interpretim plot ndjenjë, Aferdita dhe Dona sjellin një mesazh universalisht të ndjerë: dashuria e nënës është ajo që nuk shuhet kurrë, pavarësisht distancës.

Kënga tashmë është publikuar në Youtube dhe të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat