Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKush është frika më e madhe e Sali Berishës pas drejtësisë, Romoe...

Kush është frika më e madhe e Sali Berishës pas drejtësisë, Romoe Kara zbërthen lëvizjet e fundit… – Sot News


Rigels Seliman

Juristi i njohur, Romeo Kara ka bërë një analizë të fortë politike mbi lëvizjet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke deklaruar se frika më e madhe e tij nuk është vetëm drejtësia, por edhe vota e lirë e qytetarëve. Sipas Karës, Berisha e di mirë se çdo përballje me votën do të ishte një test që do ta dërgonte drejt dështimit politik. Ai theksoi se mbështetja e Berishës për “kandidatët e pavarur” është një truk i vjetër për të ruajtur ndikimin në hije, pasi ai tashmë nuk ka më as strukturë, as legjitimitet. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, z. Kara e cilësoi këtë sjellje si “strategji frike”, që tregon pranim të heshtur të shkatërrimit politik që Berisha i ka sjellë Partisë Demokratike. “Ai kërkon të qëndrojë në prapaskenë, duke manipuluar me figura të dobëta për të mbajtur gjallë iluzionin e ndikimit”, theksoi Kara. Sipas tij, Berisha i druhet më shumë se kurrë transparencës që sjell vota dhe gjykimit popullor që do të vulosë fundin e tij politik.

Ja reagimi i plotë i z. Kara për gazetën “SOT”

“Sali Berisha nuk ka frikë vetëm nga vota, por ai ka frikë nga gjithçka që i kujton realitetin.  Vota është pasqyra ku shfaqet e vërteta e asaj që ke bërë, dhe Berisha e di shumë mirë se çfarë do të shihte aty. Sali Berisha nuk ka frikë thjesht nga vota, por ai ka frikë nga transparenca që sjell vota. Ai e di mirë se çdo herë që populli ka pasur mundësinë të zgjedhë lirisht, e ka ndëshkuar atë. Prandaj sot fshihet pas kandidatëve të pavarur, që në fakt janë pjesë e stanit të tij, njerëz pa peshë, që ai i përdor si mburojë për të mos u përballur vetë me realitetin.  Kjo që ai e quan strategji për të mbështetur kandidatë të pavarur, është thjesht një mënyrë për të fshehur faktin se, ai nuk ka më as strukturë, as legjitimitet, as besueshmëri. Në thelb, është një pranim i heshtur i shkatërrimit politik që ka sjellë vetë.

Ky nuk është strategji, por simptomë frike. Ai e di që emri i tij është bërë barrë politike, që çdo gjë që prek, digjet. Kështu që përpiqet të mbetet në hije, duke luajtur rolin e mentorit, ndërkohë që në thelb përpiqet të mbajë gjallë iluzionin e një influence që nuk ekziston më. Berisha nuk del hapur, sepse çdo përballje me votën do të ishte një test i vërtetë dhe ky test do të përfundonte me dështim.  Ai kërkon të qëndrojë në prapaskenë, duke përdorur ‘të pavarur’ që në fakt janë ushtarë të tij politikë, për të ruajtur ndikimin pa u ekspozuar. Por ky truk është i vjetër. Është si ai regjisori që pasi i ka dështuar filmi, tani përpiqet ta shesë si dokumentar. Berisha nuk ka më frikë vetëm nga drejtësia, por ai ka frikë nga gjykimi i popullit, nga vota e tij, nga humbja e sigurtë që do të vuloste fundin e tij në krye të PD-së. Sali Berishës i duhet vetëm kohë dhe alibi për të justifikuar humbjen. Kjo është e gjitha”, deklaroi juristi i njohur, Romeo Kara për gazetën “SOT”.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat